”Ferrari” por përfundon në liqe

albnews
By
1 Min Read

Një ”Ferrari” përfundoi në liqenin Garda.

”Kjo ndodhi dje pasdite në plazhin Brema në Sirmione, në provincën e Brescias”, shkruhet në faqen e internetit today.it.

I zoti i Ferrarit kishte parkuar super veturën duke qëndruar i ulur në kofanon e saj.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, automjeti i lënë në pozicion neutral dhe pa frena dore filloi të lëvizte ngadalë: makina pak nga një herë shkoi drejt ujit dhe përfundoi e zhytur deri në lartësinë e rrotave.

Në kohën që shoferi kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë.

”Policia lokale dhe një karoatrec ndërhynë duke nxjerrë Ferrarin nga ujërat e liqenit Garda.

Share This Article