• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Meta: Ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh me Ramën

Meta: Ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh me Ramën

by albnews
27 May, 2020
in Albania
0
2
VIEWS

Presidenti Meta hedh dritë mbi mesazhin e një diplomati të huaj që publikoi pak ditë më parë.

Në një intervistë për “Albania Daily News” Meta tha se publikimi i mesazhit ishte një akt transparence ndaj qytetarëve shqiptarë.

Meta shtoi se mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë mbështesnin qëndrimin e Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese.

Pyetje: Cili ishte thelbi i mesazhit të diplomatit të huaj?

Presidenti Meta: Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Ai tregon se ishte i domosdoshëm si një akt sovraniteti, transparence, por edhe paralajmërimi, për çdo aktor që mban përgjegjësi për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjshëm, me integritet, super-bashkëpunues, dhe paralajmërues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi që është Presidenti i Republikës.

Mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesnin qëndrimin e Presidentit, por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese që i takonte vetëm atij.

Presidenti u kishte dërguar të gjithë ambasadave të Bashkimit Evropian dhe asaj të SHBA që në 5 nëntor shkresën zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, dhe Avokatit të Popullit, ku në mënyrë të qartë paralajmëronte që të evitohej një përplasje institucionale dhe kërkonte bashkëpunim për të respektuar Kushtetutën secili sipas radhës.

Presidenti nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Kryetari i Parlamentit, as nga kryetari i KED, që ishte paralajmëruar se po shkelte Kushtetutën dhe ligjin, por në 8 nëntor, ditë e shtunë, çuditërisht, mediat pro qeverisë shpallën Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare në mënyrën më të paligjshme dhe më skandaloze.

Përsëri Presidenti nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij bashkëpunuese edhe me komunitetin ndërkombëtar në Tiranë duke ftuar disa përfaqësues kryesorë të tij në takimin e datës 9 nëntor në darkë, ku merrte pjesë edhe Avokati i Popullit që ndante të njëjtat shqetësime me Presidentin.

Presidenti përsëri u sqaroi situatën dhe u kërkoi që të ndërhyjnë meqenëse nuk kishte marrë asnjë reagim nga Kryetari i Parlamentit që të kërkonin nga pala tjetër që të respektonte Kushtetutën dhe i sqaroi se shpallja e Arta Vorpsit ishte tërësisht e paligjshme dhe jo vetëm kaq por edhe se Presidenti nuk mund të pranonte betimin e saj pasi kjo ishte një shkelje e Kushtetutës.

Ndaj për të mos cenuar më tej integritetin e Reformës dhe të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese Presidenti i siguroi se sapo Parlamenti të zgjidhte të parin e tij Presidenti menjëherë do të zgjidhte të dytin e tij, në mënyrë që të ruhej radha kushtetuese dhe të mos dëmtohej legjitimiteti i këtij procesi.

Po kështu Presidenti u premtoi diplomatëve se në mëngjes herët do të bënte një deklaratë të tillë ku do garantonte se ai do shprehej 24 orë menjëherë për këtë çështje që Parlamenti të ishte brenda afateve për të bërë zgjedhjet e tij. Ndërkohë mëngjesin e ditës së nesërme, teksa Presidenti edhe një herë bëri thirrjen publike mjaft konstruktive drejtuar Parlamentit për bashkëpunim, mori atë mesazh në emër të përfaqësuesve të ShBA dhe zyrës së BE të cilin tashmë e kanë parë të gjithë.

Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh për këtë çështje me Dvoranin dhe mazhorancën dhe kjo u konfirmua për fat të keq edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparente lidhur me ligjin që solli mazhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me pretendimin se mazhoranca kishte mbështetjen e ShBA dhe të BE, pra nga Euralius dhe Opdat. Një projektligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të qartë dhe për të cilin u thirr edhe Komisioni i Venecias.

Edhe përpara këtyre zhvillimeve unë i kam paralajmëruar përfaqësuesit e SHBA dhe të Zyrës së BE në Tiranë që ekspertët e tyre të mos punojnë në mënyrë të njëanshme vetëm me qeverinë dhe mazhorancën dhe të mos shërbejnë shpesh si certifikues të shkeljeve të Kushtetutës apo të ligjeve konsensuale për reformën.

Shpresoj që publikimi i këtij mesazhi me të cilin disa përfaqësues këtu në Tiranë kanë qenë të njohur prej kohësh, prej gjashtë a shtatë muajsh, t’u shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për ta nxjerrë zbatimin e reformës nga errësira dhe njëanshmëria në dritë, në transparencë, në mënyrë që të frenohet kjo rënie e lirë e besimit të qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë.

Previous Post

Ambasada amerikane: Të gjitha partitë dhe institucionet ta respektojnë vendimin e Kushtetuesës

Next Post

Koronavirusi në Itali, 117 viktima dhe 584 të infektuar

albnews

albnews

Related Posts

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos
Albania

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Next Post
Itali, 151 mjekë të vdekur nga Covid-19

Koronavirusi në Itali, 117 viktima dhe 584 të infektuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM