Meta: Kongresi i Lushnjës, thirrje për reflektim dhe unitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojërave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe pavarësisë të tij.

“Nderim i përjetshëm për patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojërave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij. Mirënjohje të pafundme edhe për ndëshkimin ndaj mercenarëve vendas, që minonin interesat kombëtare për përfitime personale”, tha Meta.

Meta u shpreh se Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara.

Share This Article