Presidenti Ilir Meta deklaroi se demokracia është në gjëndje problematike, por me futjen e opozitës në parlament është shumë më mirë sesa para 25 prillit.
“Sa i takon situatës së demokracisë edhe ajo është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu sikur do të donim pas 25 prill, por është shumë më mirë se situate katastrofike e para 25 prillit, në kushtet e zero opozitës në institucionet e vendit” tha Meta në një prononcim për gazetarët sot nga qyteti i Korçës.
Presidenti nxiti opozitën
“Shpesh kam kërkesa nga gazetarët në studio por pas 25 prillit e kam gjykuar të panevojshme sepse I gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm nuk ka qenë I kërkuar nga Ilir Meta por i imponuar në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës.”
Aktualisht askush nuk duhet të presë të marrë përsipër detyra që u takon aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj opozita të përmbushë detyrën e saj në parlament dhe sistemi i llogaridhënies të nisë të funksionojë.
Parlamenti i ri tashme ka nsisur dhe urojme te jete nje parlament sa me funksional, si dhe natyrisht edhe qeveria e re duhet te fillojë sa më parë dhe njëkohesisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverise.” tha Meta ne nje prononcim për gazetarët nga qyteti i Korçës.
I pyetur se kishte thënë që do të jepte dorëheqjen nëse fitonte 71 mandate maxhoranca, Meta tha:“Nuk jemi këtu për të nxjerrë jashtë kontekstit atë që kam thënë unë.”
Sovraniteti
Pyetje: Zoti President për të mbetur te demokracia dhe tek sovraniteti që ju thatë se jeni mbrojtës i saj. A është sovranitet ndërhyrja e ambasadorëve të cilët ju edhe më herët e keni përcaktuar si tejkalim të misionit të tyre diplomatik për përjashtimin e zotit Berisha.
Meta: “Sovraniteti është cënim i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë, sesa vetë sovrani kur ai është I ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij kur nuk e shet në këmbim të gjërave të momentit të cilat I humbet shumë shpejt
Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për dekadat është sovraniteti.
Është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetit të qytetarëve që ata të mos jenë viktimë e arbitraritetit dhe kulisave të elitave që kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap pas 25 prillit por hapa më të shpejtë besoj do të jenë.”
Doktori si vera
Gazetarët si fillim kërkuan një reagim për përjashtimin e Doktor Berishës, Meta e anashkaloi pyetjen duke u përgjigjur: “Meqë përmendët doktorin do ju lutesha të mos rrini kaq pranë e të gjithë të jenë të kujdesshëm pasi ka tendencë të rikthimit të një vale tjetër dhe kjo është çështje madhore.”
Më pas gjatë pyetjes së gazetarëve Meta përmendi batutën:”Doktori është si vera. Sa më shumë kalon koha, bëhet më tërheqës dhe më demokrat.”
Meta ndodhej sot në Korçë për ceremoninë solemne të vlerësimit të katër të përndjekurve politikë, simbole të rezistencës antikomuniste.