Meta në Shkodër: Vendi në situatë kritike, do të mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar Shqipërinë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë solemne, në Shkodër  me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Martirëve të Demokracisë, ka thënë se Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe kapja e shtetit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit thotë se vendi është një një situatë kritike dhe sipas tij falë ndërgjegjësimit të qytetarëve do ia dalim me sukses.

“Sot bëhen 3 dekada, ku 4 djemtë tanë të mirë u vranë padrejtësisht, pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë. Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre të paharruar, por edhe për tu angazhuar se do ta çojmë deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që kanë rënë për demokraci në Shqipëri. Ende Shqipëria vuan nga kapja  e shtetit që ka mbajtur peng procesin e integimit Evropian.

Unë jam  i bindur se Shkodra do të jetë në krye të këtij marshimi,s iç ka qenë dhe në kohërat më të errëta të vendit tonë. Ne nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve  por edhe të gjithë atyre që në emër të fjalës së lirë u martinizuan gjatë të shkuarës së errët totalitare. Unë kam pasur ftesën si president për të qenë sot këtu, sepse ky është një moment tepër i rëndësishëm, pasi vendi është në një situatë kritike në një udhëkryq, nga e cila do të dalim me sukses, falë ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Pyetje: Në nga emrat që kanë refuzuar familjarët për 3 prillin, është Gramoz Ruçi, a ndjeni ju faj që me votat e juaja është vendosur Kryetar i Kuvendit dhe a keni një kërkim falje për familjarët e viktimave?

Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në krye të mbrojtjes së demokracisë në 25 Prill, kështu do të ndërojmë të gjithë ata patriotë që u martirizuan.

Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili u shpreh se në vend të shqiptarëve mund të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi, duke thënë se për të shpopulluar vendin tonë do të mjaftonte një fshat i Indisë.

Pyetje: Pak më parë ishte Jozefina Topalli, akuzoi ju, zotin Rama dhe zotin Basha, si shkatrrimtarë të vendit, çfarë keni për të thënë?

Meta: Nuk e di se cila është përgjegjësia ime, unë jam një student i dhjetorit dhe e kam thënë dhe më parë, se nuk jam i persekutuar, por kam qënë i bindur se nuk mund të tolerohet më. Kam qenë në anën e demokracisë, pro integrimit europian. Nuk kam qënë zëdhenës i kapjes së shtetit. Dhe atëherë qarkullonin shumë barcaleta apo jo.

Tani kemi fuqi, kemi votën tonë, prandaj fuqinë e ta përdorim për për të mos lejuar më pshpopullim e Shqipërisë, shkodranëve dhe vlonjatëve  për t’i zevëndësuar ata me të vendeve të tjera. Do të mjaftonte një fshat i Indisë, për të shpopulluar të gjithë Shqipërinë./Ora News/

Share This Article