Meta ngre dolli për Mbretin e Holandës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një moment tensioni mes dy shteteve, pas kërkesës së parlamentit holandez për kthimin e vizave për shqiptarët, kreu i shtetit Ilir Meta ishte i pranishëm sot në pritjen e organizuar nga Ambasada holandeze në Tiranë me rastin e Ditës së Mbretit. 

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta e vlerëson Holandën një vend mjaft të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. 

“Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit”, shkruan Meta. 

Meta gjithashtu ka ma marrë si dhuratë një libër për për legjendën e futbollin holandez, Hendrik Johannes “Johan” Cruijff, i cili ka luajtur për Ajax dhe Barcelonën. 

“I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”, përfundoi Meta./Ora News/

Share This Article