Enca Haxhia kapet me drogë në shtëpi, arrestohet së bashku me të dashurin, zbardhet dëshmia e këngëtares

albnews
By
1 Min Read

Këngëtarja e famshme, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve, 28 vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në verandën e banesës së saj në periferi të kryeqytetit u gjetën 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës në një vilë private.

Kontrolli i policisë në shtëpinë e saj është bërë pasi efektivët e Komisariatit Nr.1 kishin informacion në rrugë operative.

Share This Article