Meta: Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta sot ka qenë në Bylis ku ja ka marrë këngës “labçe’ me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi”.

Në videon e shpërndarë në Facebook kreu i shtetit e shoqëron me shkrimin “Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.“

Statusi i plotë i Presidentit Meta:

“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3411412568978190

I pyetur edhe për projektligjin e PS, që ” i lidh duart Presidentit” Meta u shpreh: “Zero interes per keto drafte dhe perpjekje puciste. Ky eshte nje parlament jo kushtetues, nje parlament ku qytetaret kerkojne shpernarjen e tij te menjehereshme. Nje parlament ku nje pjese e mire jane edhe tradhetare dhe mercenare. Per mua ka vetem nje interes qe eshte 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do te jete nje referendum shume i qarte pasi mbi 95% e shqiptareve do te votojne per Shqiperine ne Europe.

https://www.facebook.com/watch/?v=3411412568978190
Share This Article