Meta pas takimit me Bashën: Do të dekretoj ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes së 5 qershorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në Facebook presidenti Meta bën me dije se ka përfunduar takimin e kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Meta shkruan se e siguroi për dekretimin e votimit të marrëveshjes së 5 qershorit.

Po ashtu, Meta thekson se e ka inkurajuar Bashën për të vazhduar frymën e konsensusit në Këshillin Politik.

Deklarata e Metës: 

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.  

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Share This Article