Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcat e Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.
“Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë”, shprehet ai.
Po ashtu Meta shton se “Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”.




