Shehaj: SPAK zbuloi vjedhjen e pronës, Xhaçka të lerë mandatin e deputetes

albnews
By
1 Min Read

Deputeti Agron Shehaj ngre pyetjen se pse Olta Xhaçka nuk lë mandatin e deputetes pasi SPAK arrestoi Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Bashkisë Himarë, për falsifikimin e dokumenteve për hotelin e çiftit Xhaçka-Agaçi.

Në një reagim në Facebook, Shehaj thotë se Xhaçka është pjesë e “projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit.”

 Postimi:

Olta Xhaçka do ndërtonte resort me leje të Rames në tokë të vjedhur. Këtë e zbuloi SPAK dhe arrestoi Jorgo Goron, por Olta Xhaçka është imune.

Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e pronës ku Olta Xhaçka u shpall investitore strategjike.
Xhaçka duhet të lërë mandatin.
Por pse vazhdon qendron në Parlament?
Sepse ajo është pjesë e projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit. Turizmi është një nga nga të paktat hapësira ku qytetarët mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=959614372202655&set=a.409831440514287&type=3&ref=embed_post&wtsid=rdr_0VUycrF6NdrAsPA0i

Share This Article