Meta përshëndet mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në Tuz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Malit të Zi jep mbështetjen e saj për komunitetin shqiptar në Komunën e Tuzit, në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij për komunitetin shqiptar.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë”, ka theksuar Meta.

“Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush!”, është shprehur Meta./ATSH/

Share This Article