SHBA, 1783 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 1 783 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin brenda 24 orësh, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”

Kjo shifër, më e ulët se ajo e një ditë më parë (+1 973), e çon në 16 478 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në SHBA, vendi që është më i prekur nga pandemia në botë pas Italisë.

Për dy ditë rresht – të martën dhe të mërkurën – vendi ka përjetuar gati 2 000 vdekje në 24 orë, raportet më të këqija ditore në botë që nga shpërthimi.

Vetëm SHBA ka më shumë se një të katërtën e çështjeve të deklaruara zyrtarisht në botë, me mbi 460 000 në total, sipas ”Johns Hopkins”.

Share This Article