Meta pret Nën Sekretarin e Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës , Ilir Meta priti sot Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Pasi vlerësoi kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka vizita e tij për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. “Ne mirëpresim investimet e kompanive Amerikane në Shqipëri”, nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon./SHBA/

Share This Article