Meta publikon fotot: Rama, karikaturisti i preferuar i Partisë së Punës për spiunazhin…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shkruan në rrjete sociale se Partia e Punës, e kishte kryeministrin Edi Rama karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit e spiunazhit.

Ish-Presidenti Meta shprehet se Partia Socialiste e ka Edi Ramën kryetarin e bandës së inceneratorëve. Më tej Meta thekson se do të fokusohet në zbardhjen e grabitjes së tij galopante për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Statusi i Metës
Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.  Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. 

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: 📷 (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983).

Share This Article