ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 7 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 7 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: S’ka forcë që më ndal për zgjedhje të lira e të ndershme

albnews by albnews
15 March, 2021
in Albania
0
Përplasje në zyrat e FRD-së, Meta: Mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar (Video)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Garantimi i standardeve zgjedhore me 25 prill pas predentëve të krijuar me proceset e kaluara duket se janë basti më i fortë personal i Ilir Metës.

Në një dalje për mediat, Presidenti bëri me dije se ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve.

RelatedPosts

Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së

Kamioni me marihuanë u zbulua nga pala malazeze, pezullohen dy policë të kufirit në doganën e Hanit të Hotit

Gara për Kryeprokurorin e Posaçëm/ Përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në SPAK takime kokë më kokë me katër kandidatët

Meta: Presidenti ka vetëm një votë dhe do që vota e tij të jetë e barabartë me votën e çdo qytetari të Shqipërisë.

Meta sinjalizoi  se po bëhet gjithçka për të provokuar e penguar opozitën të dalë në zgjedhje.

Meta: Unë nuk di çfarë bën opozita di që treni i demokracisë i votave të lira nuk ndalet më. Po bëhet gjithçka për të provokuar e penguar opozitën të dalë në zgjedhje. A ka qytetar që nuk e kupton përse përdoret një dhunë e tillë e paligjshme ndaj një forcë politike që ka kontratë?

Besimin këtë radhë nuk e ka as të ndërkombëtarët pas zhgënjimit që mori nga zgjedhjet e 2017.

Ndër rreshta në reagimin e tij la të kuptohet se shije të mirë nuk i ka lënë heshtja e përfaqësisë diplomatike në vendin tonë për dy incidentet politike në Tiranë dhe Elbasan.

Meta: Ju mendoni që Presidenti duhet të reagojë pasi të bëhen zgjedhje sipas modelit të Shijakut, Dibrës dhe bandës së bashkisë së Tiranës? E keni shumë gabim. Do të reagojë shumë më përpara, Presidenti dhe gjithë populli i Shqipërisë. Nuk do të reagojmë si populli i Kirgistanit sepse ne e pësuam njëherë në 2017 duke pritur nga të tjerët që të na garantonin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të reagojmë më përpara sepse jemi në mes të Europës dhe e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë shteti i të drejtës dhe çfarë do të thotë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Atyre që kritikuan ndërhyrjen e tij në përplasjen e drejtuesve të FRD me policinë bashkiake, Meta u rezervon këtë përgjigje.

Meta: Nëse dikush qenka shqetësuar pse u irritua Presidenti atje ku njerëzit goditen në prezencë të Presidentit nga një bandë, i kemi identifikuar dhe personat që e kanë bërë, të skeduar të gjithë, por nuk po i bëj publik për momentin emrat e tyre sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar për provokime të tilla dhe nuk duam të krijojmë incidente të tepërta. Por të jeni të sigurt që nuk ka forcë që e ndal Presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, aq sa do të jetë e gjithë mundësia.

Një apel pati edhe për qytetarët që të mos shesin të ardhmen e tyre.

Meta: Çdo qytetar i Shqipërisë ti thërrasë mendjes nëse është papunë, nëse është në atë gjendje që shkojnë dhe i ofrojnë 50 mijë lekë dhe i japin ndihma dhe me lloj-lloj formash dhe ndihmash të tjera, kjo ndodh sepse qytetarët e Shqipërisë nuk kanë treguar përgjegjshmërinë e duhur për të vlerësuar votën e tyre, fuqinë e tyre, aty është edhe e drejta e punës, edhe ndihma ekonomike sociale që duhet ta japë shteti ty, aty është edhe e drejta e pronës që mos ta dhunojë e ta marrë duke thënë do vijë sheiku këtej e andej, prandaj është ajo situatë edhe në Vlorë që ndërrohen drejtorët e Hipotekave çdo javë. Aty janë të gjitha problemet, prandaj çdo qytetar i Shqipërisë të tregojë përgjegjshmëri maksimale për votën e tij, është dinjiteti i tij, janë të drejtat e tij kushtetuese që shkelen çdo ditë. Kur dhunohet e drejta kushtetuese e një force politike, terësisht e ligjshme, në kundërshtim me ligjin, në mes të Tiranës, madje dhe në prani të Presidentit të Republikës, si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë? Si mund të jenë zgjedhjet që po vijnë të barabarta, të ndershme dhe të lira?Këto shikoni ju, tonin e Presidentit mos kini merak, Presidenti nuk ka dalë këtu as për topmodel as për aktor, ka dalë për ti dalë Zot pluralizimit politik dhe do ti dalë deri në fund si një ish-student i Dhjetorit që ka qenë dhe që mbetet./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result