30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Meta: Ngjarje historike

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta kujton 30 vjetorin e rivendosjen së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA dhe e konsideron si datë historike

Ai shprehet se shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

“Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh”, shprehet Presidenti Meta.

Po ashtu Meta shton se “kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Share This Article