Meta: Vepra e Nënë Terezës duhet të frymëzojë solidaritetin dhe gjithë përfshirjen mbarëkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës teksa theksoi se në këtë ditë vjen më i fortë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm.

Sipas Metës, vepra e Shën Terezës duhet të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare.

MESAZHI I METËS

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.
Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë! 

Share This Article