Metaliaj: Shkatërrohet rruga Lezhë-Ungrej, banorët e izoluar e të braktisur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

sh-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj deklaroi sot se është shkatërruar rruga Lezhë-Ungrej, ndërsa banorët e kësaj zone janë të izoluar e të braktisur.

Në reagimin e saj, Metaliaj tha se rruga lidhëse e njësisë administrative Ungrej me Lezhën është dëmtuar rëndë duke u bërë e pakalueshme.

“Qindra banorë të fshatrave Ungrej aktualisht janë të izoluar nga shembja e rrugës. Deri në këto momente askush nuk ka shkuar të inspektoje zonën Ungreji i braktisur dhe i harruar nga qeveria e harresës dhe hajdutërisë”, tha ajo./ATSH/

Share This Article