Mickoski: E pranoj vetëm ftesën e Zaevit e jo të Pendarovskit për takim të liderëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në një takim liderësh të thirrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Por u shpreh i gatshëm që të marrë pjesë në një takim të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev, i cili njëherit është edhe kryetar i LSDM-së.

“Unë që para disa muajve kur praktikisht alarmova për këtë që veçmë ndodhemi  kam kërkuar takim të liderëve. Ju nuk mund të kontribuoni në rast se shihni se si kryeministri jep intervistë në një medium të fqinjit tonë, sepse shihet qartë se krejt ajo që është ndërtuar ndër vite, në një intervistë 30 minutshe rrënohet gjithçka”, tha Mickoski.

Mickoski tha se  është e pamundshme që opozita të mund t’i përmirësoj të gjitha gabimet që i bën kryeministri, Zoran Zaev. /SHENJA/

Share This Article