Mijëra serbë protestojnë në mbështetje të Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra serbë kanë protestuar nëpër rrugët e  Beogradit  kundër përpjekjes së qeverisë për t’u distancuar nga Moska pas luftës në Ukrainë. Me flamuj rusë dhe serb këta qytetarë marshuan drejt ambasadës ruse. Nuk munguan as pankartat me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Turmës ju bashkuan edhe shumë organizata ultranacionaliste, ku luajtën himnet ruse dhe serbe ndërsa i quajtën dy popujt vëllezër. Protestuesit brohoritën “Jo NATO” dhe “Serbët dhe Rusët, vëllezër përgjithmonë”. Pati edhe parulla kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç i cili fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 Prill.

Në javët e fundit Beogradi votoi tre herë për rezolutat e OKB-së që dënojnë veprimet ruse në Ukrainë çka çoi në pezullimin e Moskës nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione në ndryshim nga shumë vende të tjera.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, Vuçiç deklaroi se Serbia planifikon blerjen e 22 avionëve luftarakë të rinj dhe të përdorur nga perëndimi të cilën ekspertët e shohin si një largim nga Rusia.

Share This Article