Rusia i shpalli “non grata”, Britania: Do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

albnews
By
1 Min Read

Pas vendimit të Rusisë për të ndaluar Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend, ka reaguar Britania e Madhe.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë Guardian:

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën .”

Share This Article