Milani dhe Interi, interesim konkret për Xhakën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjigantët italianë, Milani dhe Interi, kanë shprehur interesim konkret për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, shkruan “Sky Germany”.

Mesfushori që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës, pati problem me tifozë në duelin kundër Crystal Palaceit para një muaji.

Besohet se Xhaka po kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht, derisa vëmendje ka marrë edhe nga ekipi tjetër i Premier Leagues, Newcastle United.

27-vjeçari Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016-të dhe ka luajtur me fanellën e “Revolveristëve” në 107 ndeshje të ligës.

Share This Article