Milani e largoi si dështim, Mançester Siti afron mbi 90 milionë euro për mesfushorin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mançester Siti është gati të bëjë lëvizjen e radhës në merkato për të përforcuar mesfushën me një element të cilin Pep Guardiola e sheh si të përshtatshëm për skemat e tij. Mesfushori brazilian Lukas Pakueta, ka përfunduar në radarët e kampionëve të Europës në fuqi.

Lojtari ka shkëlqyer në vitet e fundit, edhe pse e nisi eksperiencën në Europë si një dështim i mirëfilltë. Milani e bleu me shumë pritshmëri nga Flamengo në vitin 2019, por lojtari rezistoi vetëm një vit e gjysmë në Itali, për t’u transferuar më pas te Olimpik Lioni dhe së fundmi te Uest Hem.

Tanimë, ai ka përfunduar në radarët e Mançester Sitit dhe vlera e Pakueta në treg ka arritur shifra të çmendura. Uest Hem ka refuzuar fillimisht 60 milionë paund, duke bërë që Siti të kthehet me një ofertë të dytë prej 70 milionë paund, me 10 milion të tjera në formë bonusesh që  paguhen me objektiva të arritura.

Një ofertë që arrin rreth 93 milionë euro për kartonin e 25-vjecarit brazilian, i cili tashmë shihet si një nga mesfushorët më cilësorë në futbollin europian dhe nën drejtimin e Guardiolës, do të ketë mundësinë të përmirësohet edhe më shumë.

Share This Article