Milani shokon Juventusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka bërë përmbysje të jashtëzakonshme për të shokuar Juventusin. Të martën mbrëma Milani fitoi 4:2 ndaj liderit të Serie A, në kuadër të javës së 31-të të kampionatit italian.

Me golat e Adrien Rabiot (47’) dhe Cristiano Ronaldo (53’), Juventusi ka udhëhequr 2:0 në fillim të pjesës së dytë. Por më pas nisi furia e Milanit.

Zlatan Ibrahimoviq shënoi nga penalltia në minutën e 62-të, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 66-të nga Franck Kessie. Rafael Leao shënoi për 3:2 në minutën e 67-të kurse rezultatin përfundimtar, 4:2, e vendosi Ante Rebiq në minutën e 80-të.

Milani javën e kaluar e kishte mposhtur Lazion, pretendenten tjetër për titull. Lazio të martën pësoi nga Lecce, kështu që dallimi në pikë ka mbetur i njëjtë. Juventusi prinë në tabelë me 75 pikë ndërsa Lazio është e dyta me 68 pikë.

Milani është ngritur në vend të pestë me 49 pikë.

Share This Article