Ministeriali i OSBE-së, Rama: Jemi në krizë, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në Ministerialin e organizuar të OSBE ku u shporeh se kriza ka kapluar institucionin në këtë kohë pandemie.

Rama ka pranuar se OSBE ka dështuar në trajtimin e dobësive të veta, duke u ndaluar në konfliktet të Europë dhe më tej. Ai shtuar se problem për këtë çështje ka qenë mungesa e vullnetit për të dalë nga kriza.

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim, por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, ose e keni përzemër këtë organizatë ose jo, ose doni të parandaloni e të zgjidhni konflikte ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë realisht, organizata jonë është po kaq e fortë sa vullneti për t’i zbatuar këto angazhime. Nëse vullneti mungon si sot, atëherë ne do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat.

Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik “de facto”.

Kjo duhet të ndryshojë dhe sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë nuk lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë dhe duhet diskutuar. Në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me shpresë mund të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka vijuar më tej duke thënë se ky vit ka qenë sprovues për OSBE, teksa ka thënë se konfliktet kanë prekur popullësinë botërore.


“Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona.
Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja.”

Share This Article