Aksident tragjik në Nju Jork, humbin jetën çifti shqiptar

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë  ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte në New York.

Si pasojë kanë humbur jetën një çift shqiptar. Aksidenti ka ndodhur në Urën “George Washington” ku një makinë Honda SRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Sipas autoriteteve vendase në makinën tip Honda udhëtonin dy shqiptarët nga Malësia, Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti pasi mbërriti në spital. Shoferi i automjetit tjetër pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Departamenti i Policisë së Autoritetit Portual është duke hetuar  arsyen dhe shkaqet e aksidentit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook një e afërme e çiftit ka shprehur trishtimin që ajo dhe familja e tyre janë duke kaluar pas këtij lajmi tragjik./Ora News/

Share This Article