Ministri i Jashtëm Grek viziton Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa07846152 Greek Foreign Minister Nikolaos Dendias during a joint press conference with German Foreign Minister Heiko Maas (not in the picture) in Berlin, Germany, 16 September 2019. Greek Foreign Minister Dendias and German Foreign Minister Maas met for bilateral talks. EPA/CLEMENS BILAN

Të premten do të vizitojë Prishtinën ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Ndërkohë, Greqia është njëra ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, do ta presë të premten homologun e saj grek.

 “Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Share This Article