Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thirrje Diasporës për bashkëpunim

albnews
By
1 Min Read

Zonja Liza Gashi zv Ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka postuar nje rrjetet sociale një thirrje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës per bashkëveprim me Diasporën.

Postimi:

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur thirrjen për gjeneratën e dytë të programit për #DiplomaciQytetare, qëllimi i të cilit është të ndërlidhë profesionistët e rinj nga diaspora, duke u ofruar hapësirë dhe mundësi angazhimi në kuadër të MPJD-së dhe të Ministrive tjera të linjës.

Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit, kritereve të pranimit, si dhe formën e aplikimit, ju lutem vizitojeni ueb faqen www.cdfellowship.com

⏳ Afati i fundit për aplikim është më, 11 shtator 2023, ora 23:59.

Albuk: Vlen të theksohet se kandidatët do të përzgidhen nga një komision me Akademikë të cilët janë të pavarur nga politika dhe vetë ministria.

Po në Shqipëri, si po ecën bashkëpunimi i Qeverisë Shqiptare me Diasporën pas shkrirjes së Ministrisë së Emigracionit?

Share This Article