Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 220 raste të reja në 24 orët e fundit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 220 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin antikovid për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnjë, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Përrenjas.

Aktualisht janë 1271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 gusht 2021)

Raste të reja ditore         220

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527

Raste pozitive             134,201

Raste të shëruara       130,470

Raste aktive                    1,271

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447

Shkodër          189

Vlorë               139

Elbasan           120

Fier                 120

Lezhë              65

Durrës             58

Berat               40

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               17

Dibër                8

Share This Article