Zonat ku zjarret në Greqi arritën të shuhen të ofrojnë një pamje trishtuese.
Dikur pyje të dendur sot janë shndërruar në zona të shkrumbuara duke shënuar një katastrofë natyrore
Por beteja me flakët vazhdon dhe në Afrikën veriore ku në 14 provinca po luftohet për të vënë nën kontroll flakët që kanë shkrumbuar qindra hektarë.
Edhe në Siberi vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Mijëra hektarë pyje të djegur kanë shkaktuar një katastrofë mjedisore por dhe ndotje.
Duke analizuar situatën me ndotjen mjedisore, zjarret por dhe sjelljet e njeriut OKB publikoi një raport ku shpreh shqetësim për ngrohjen globale.
Madje sipas të dhënave rritja e temperaturave po vijon me një shpejtësi më të madhe nga sa pritej.