Ministrit shqiptar i vjedhin makinën, kapet në pikën e Morinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat në Kosovë raportojnë se ministrit të Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu i është vjedhur makina luksoze mëngjesin e së mërkurës.

Fatmirësisht, pas lajmërimit të autoriteteve, mjeti tip Audi është ndaluar në pikën kufitare të Morinës teksa po hynte në Shqipëri dhe menjëherë u arrestua dhe drejtuesi i saj B. S., banues në Obiliq.

Sipas mediave ka qenë vetë shoferi i ministrit Aliu, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës në mëngjes në polici. Pas ngritjes së pikave të kontrollit është konstatuar e më pas ndaluar mjeti bashkë me personin që e kishte grabitur në pikën kufitare të Morinës. Shoferi deklaroi se e kishte parkuar mjetin në ambientet e Ministrisë, por kur ka shkuar në orët e para të mëngjesit nuk e ka gjetur aty.

Share This Article