Mnistrja britanike e Arsimit, Anne Milton ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e konservatorëve.
Ajo tha se ishte e shqetësuar për faktin se Britania e Madhe mund të tërhiqej nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje.
Milton theksoi në letrën e dorëheqjes se ka “shqetësime serioze rreth largimit nga BE pa një marrëveshje”.
“Është e rëndësishme për mua që të jem e lirë të bëj atë që mendoj”, theksoi Milton.
Dje, edhe ministri i Britanisë së Madhe për Europën dhe Amerikën, Alan Duncan, dha dorëheqjen.