Ministrja Koçiu: Katër vogëlushë erdhën në jetë në ditën më të veçantë të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ATSH/ Ali, Katalea, Soni dhe Joel, kanë ardhur sot në jetë në ditën më të veçantë të vitit, 29 shkurt, datë që vjen vetëm një herë në katër vite.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

“Vogëlushët e porsalindur në Maternitetet “Mbretëresha Geraldinë dhe “Koço Gliozheni”, si dhe nënat e tyre, gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes profesionale dhe me përkushtim të stafit të mjekëve dhe infermierëve dhe ne i mirëpresim me dhuratën e “Bonusit të Bebes”, mbështetja direkte financiare për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në vendin tonë”, theksoi Koçiu.

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vetëm në këto dy maternitete, kanë ardhur në jetë 1490 fëmijë.

Share This Article