Miratohet rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA për Ukrainën, Xhaçka: Rusia u izolua

albnews
By
1 Min Read

Rezoluta për Ukrainën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për Ukrainën është miratuar këtë të diel për të shkuar në sesionin special të Emergjencës në Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan se rezoluta u mbështet nga 11 anëtarë. Ajo thekson se edhe njëherë tjetër, Rusia u izolua.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së.

Edhe një herë, Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, mbyllet postimi i Xhaçkës.

Share This Article