ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 20 minutes ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 21 minutes ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 24 minutes ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 27 minutes ago
Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III 27 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Ministrja Krifca në Kalabri: Duam të rrisim praninë e produktit shqiptar në Itali dhe atë arbëreshe në Shqipëri

albnews by albnews
25 June, 2023
in Shqiperia, Technologji
0
Ministrja Krifca në Kalabri: Duam të rrisim praninë e produktit shqiptar në Itali dhe atë arbëreshe në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe.

Pas vizitës së kryeministrit Rama, i cili shtroi rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh, tashmë prodhuesit e të dy krahëve po ndërtojnë urat konkrete të shkëmbimit tregtar.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Fatos Nano feston 73-vjetorin e lindjes, Rama: Lideri historik që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa

Rama reagon ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili ka urdhëruar rikthimin në detyrë të ish-drejtorit të AMP-së në Vlorë: Mbrojti ata që shkelën ligjin, ndërkohë që shteti kërkoi ndëshkimin e tyre

Me ministren Krifca ndodhet kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, disa nga prodhuesit e verës shqiptare, të bujtinave dhe agroturizmave si dhe përfaqësues të prodhimit të vajit të ullirit dhe prodhimeve të tjera, të cilët jo vetëm do të prezantojnë punën e tyre, por dhe lidhin kontrata me partnerët italianë.

Ministrja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Rikthim në bujqësi, inovacion dhe south working, revolucioni digjital dhe zhvillimi kompetitiv i Mesdheut identitar dhe të dallueshëm.”  Në fjalën e saj ministrja Krifca vlerësoi partneritetin tregtar me shtetin Italian, në kuadër të së cilit eksportet e vajit të ullirit në pesë muajt e parë të këtij vitit shënuan rritje të ndjeshme.

“Në Itali, në pesë muajt e fundit kemi eksportuar pesë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas vajit të ullirit eksportojmë verë, domate, perime, peshk, fruta, ujë mineral etj. Para disa vitesh ne eksportonim vetëm pak më shumë se 100 milionë euro mallra bujqësore. Vitin e kaluar kemi eksportuar 500 milionë euro dhe jemi në rrugën e duhur për të thyer barrierën e eksporteve bujqësore prej 1 miliard eurosh në disa vite të tjera” – theksoi Krifca.

Ministrja Krifca u ndal dhe në krijimin e një brandi të përbashkët italo-shqiptar në fushën e verës, vajit të ullirit apo produkteve të tjera ushqimore. Sipas ministres Krifca, zonat me komunitet arbereshe janë zonat e duhura nga do të nisin këto investime të përbashkëta.

Në fund të fjalës së saj ministrja Krifca preku dhe temën e rëndësishme të sigurisë ushqimore:

“Ajo që duam është ekselenca dhe njohuritë që e kanë bërë Italinë një lider botëror në industrinë ushqimore, të implemtohen edhe në Shqipëri.” Në këtë drejtim, vijoi ajo, falë financimit prej 22 milionë eurosh nga Italia, jemi gati të fillojmë zbatimin e një projekti që do të riparojë totalisht laboratorët tanë të sigurisë ushqimore. Për më tepër, projektet do të lejojnë ndërtimin e disa laboratorëve modernë në pikat e kontrollit kufitar, duke lejuar përputhjen totale me standardet e sigurisë të BE-së.

I pranishëm në takim, kryetari Bashkisë Berat, Ervin Demo, deklaroi se në festivalin e ardhshëm të verës në Berat, në muajin tetor do të organizohen për herë të parë ditët arbereshe. Në këtë organizim të gjithë pjesëmarrësit do të mund të njihen me prodhimet arbëreshe të zonës së Calabrise dhe Basilicates.

Ministrja Krifca së bashku me kryetarin e Bashkisë së Beratit Demo u pritën në një takim të veçantë nga Ipeshkvi i Rossano Cariati, Mons. Maurizio Aloise si dhe përfaqësues të lartë të autoriteteve të Bashkisë Corigliano Rossano dhe Altamores, e të komunitetit të biznesit arbëresh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result