Miqësorja e së martës me Bullgarinë, dy lojtarë të Kombëtares kanë një mesazh për tifozët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas fitores madhështore me Çekinë, më 12 tetor, vëmendja e Kombëtares është zhvendosur te data 17 dhjetor, ku në “Air Albania”, ora 18:00, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bullgarinë.

Duke qenë ndeshje testuese, pritet që trajneri Silvinjo të bëjë rotacion të thellë në formacion, duke u dhënë mundësinë që të aktivizohen edhe lojtarët që nuk kanë pasur minuta në ndeshjet kualifikuese në Grupin E.

Kapiteni Berat Gjimshit dhe mesfushori Nedim Bajrami, në një video të bërë publike nga FSHF, kishin një mesazh për tifozët, ku padyshim kërkohet mbështetje, duke dituar se ndaj Polonisë dhe Çekisë stadiumi “Air Albanai” ka qenë me kapacitet të plotë.

“Duam sa më shumë tifozë të martën në stadium. Forca Shqipëri”, thotë Bajrami. Ndërsa apeli i kapitenit Berat Gjimshiti për tifozët është: “Kërkojmë mbështetjen tuaj”.

Share This Article