“Miqtë e Amerikës” kremtojnë ditëlindjen e ish-presidentit Bill Clinton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Kosovë, ka organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së 76-të të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë.

Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi edhe këndi amerikan në këtë shkollë.

Xhavit Berisha, drejtori i shkollës, tha se SHBA ka bashkëpunuar me Kosovën e veçanërisht ish-presidenti Clinton në kohën e luftës.

“SHBA gjithnjë i ka dalë në ndihmë Kosovës, veçanërisht ish-presidenti Bill Clinton në kohën e luftës kur ishim në situatë të vështirë”, tha ai.

Agim Rexhepi, drejtor i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se aleatët tanë meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.

“Aleatët nga jashtë gjithnjë e ndihmojnë Kosovën, dhe kjo ndihmë është e mirëseardhur çdo herë”, tha ai./kp/

Share This Article