Miratohet lista, 888 qendra të votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Share This Article