Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mitrovica e Veriut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar këtë të premte (30 qershor) asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli, e cila shkruan se pro këtij vendimi është votuar në Kuvendin Komunal.

Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut.

shënim: ky është njoftimi zyrtar. Vlen të theksohet se ky vendim ka pak gjasa të ketë vlerë pasi organet e zgjedhura komunale të Mitrovicë së Veriut nuk njihen nga popullata me shumice serbe që banon atje.

Share This Article