ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje 6 hours ago
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video) 6 hours ago
Plani i paprecedentë për sistemin e azilit e detyron qeverinë të ecë drejt një litari të dobët 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mitsotakis këshillon Erdogan: Merru me ekonominë turke, në vend që të ringjallësh fantazitë neo-otomane

albnews by albnews
28 July, 2022
in Bota
0
Mitsotakis këshillon Erdogan: Merru me ekonominë turke, në vend që të ringjallësh fantazitë neo-otomane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për CNN i ka dërguar një mesazh të qartë provokimeve nga ana e Turqisë.

Në intervistën e gjatë, ku u ndal edhe në çështjen e unitetit të BE në krizën e energjisë prej luftës në Ukrainë, Mitsotakis theksoi se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, por dëshiron të vazhdojë bisedimet me palën turke.

RelatedPosts

Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

Bitcoin ‘fshin fitimet e vitit 2025’, bie nën 90,000 dollarë, për herë të parë në shtatë muaj

Roboti luftarak ukrainas mbrojti në mënyrë të pavarur territorin për 45 ditë

Kyriakos Mitsotakis, pas kreshendos së lëvizjeve ndezëse nga Ankaraja dhe demilitarizimit të ishujve, e quajti të papërgjegjshme, që Turqia dhe lideri i saj Rexhep Taip Erdogan kënaqen me iluzionet nacionaliste, në një kohë që duhet të fokusohen në nevojën për stabilitet në Mesdheun Lindor.

“Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim jostabiliteti në Evropën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit. Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane”, tha kryeministri grek.

Mitsotakis nënvizoi se politika e jashtme nuk duhet të përdoret për të nxitur ndjenjën kombëtare.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi ai.

Duke iu referuar çështjes së nxehtë të çmimeve të larta të energjisë që ka pllakosur të gjithë Evropën dhe në vijim të propozimit të Komisionit për kufizimin e përdorimit të gazit natyror me 15% nga 1 gushti, kryeministri grek u ndal në nevojën e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të krizës.

“Ne kemi rënë dakord në parim për të ulur konsumin e gazit me 15%. Ne gjithashtu kemi rënë dakord që nuk është e detyrueshme. Por ne duhet t’u dërgojmë një mesazh më të qartë tregjeve se jemi të besueshëm. Prandaj propozoj një zgjidhje të ndërmjetme mes masave të detyrueshme dhe vullnetare, me një mekanizëm kompensimi për industritë. Ne do t’i paguajmë industritë që të mos përdorin gaz, në mënyrë më të organizuar. Shpresoj se do të kemi rezultate para shtatorit. Çmimet e gazit janë dhjetëfishuar dhe kjo nuk është e qëndrueshme. Ne mbështetemi te gazi për energjinë elektrike. Ne po marrim masat tona, po i kthehemi linjitit për vitet e ardhshme”, tha kryeministri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

18 November, 2025
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

18 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video)

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result