Rriten rastet me variantin BA.5, rikthehen maskat në disa shkolla në SHBA

 1,431,074 total views,  1 views today

Maskat kundër Covid janë rikthyer në disa rrethe shkollore amerikane. Në SHBA vazhdon rritja e rasteve për shkak të variantit BA.5 dhe shumë zona janë në “nivel të lartë kontaminimi”.

Në disa zona është njoftuar se maskat do të jenë të detyrueshme në ndërtesat e shkollave publike, siç është rasti në Louisville, qyteti më i madh në Kentaki.

Në Atlanta dhe Georgia, pajisjet do të nevojiten të paktën për punonjësit e institucioneve arsimore. Los Angeles dhe San Diego po shqyrtojnë detyrimin.