Mjekja: Kryeni marrëdhënie seksuale, por mbani maskë dhe mos u puthni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deklarata e doktoreshës Theresa Tam, shefja e Shëndetit Publik në Kanada, ka bërë xhiron e rrjetit.

Tam ka këshilluar qytetarët që të mos puthen kur kryejnë marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi. Madje, mjekja ka shtuar se e mira është që në momentet intime të mbajnë maskë.

“Ashtu si në çdo aktivitet tjetër që përfshin kontakt të afërt fizik, ka disa gjëra që mund të bëhen në mënyrë që të ulim rrezikun e infektimit. Rreziku mund të ulet nëse mbajmë maskë dhe nëse shmangim puthjet”, shprehet Dr. Tam.

Po ashtu mjekja kërkon vetëpërmbajtje dhe shton se duhet të kontrollohet vetja dhe partneri për simptoma koronavirusi përpara aktivitetit seksual.

“Duke marrë masa dhe duke u treguar të kujdesshëm, qytetarët mund të vazhdojnë të shijojnë intimitetin fizik, duke ruajtur njëkohësisht veten nga infektimi”, shtoi Theresa Tam.

Share This Article