Mjeku britanik paralajmëron: Vala e dytë e COVID-19 mund të jetë më e rrezikshme se e para

 762 total views,  1 views today

Mjeku britanik, Chris Whitty, ka paralajmëruar se një valë e dytë e koronavirusit, gjatë stinës së dimrit, e cila mund të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt sesa vala e parë, shkruan itvnews.

Ai tha se vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Ai kundërshton kryeministrin Boris Johnson, i cili dje deklaroi se Britania e kishte kaluar kulmin e virusit.

Përmes një videoje ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë 1, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt do të kemi situate më të rënduar.

“Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-19 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur”, thotë profesor Whitty.

Ai shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo: “Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prekin frymëmarrjen, ka gjasë të rikthehet përsëri dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimer. Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme”.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •