Montchalin: E mundur marrëveshja tregtare Britani-BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin shprehu sot në Londër sigurinë e saj për arritjen e një marrëveshjeje për marrëdhëniet e ardhshme tregtare midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

“Jam plotësisht mendjehapur dhe mendoj në mënyrë shumë realiste se është e mundur, por me kusht që të dyja palët të tregohen koherente”, deklaroi ajo.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas publikimit nga ana e Londrës të kritereve të saj të marrëveshjes, që kundërshtojnë idenë e harmonizimit me rregullat e BE-së.

BE dëshiron të shmangë situatën, ku Britania e Madhe bëhet vend konkurrues në kufijtë e saj, nëse ajo nuk harmonizohet me rregullat e BE-së dhe nuk respekton rregullat e konkurencës së ndershme./ATSH/

Share This Article