Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

albnews
By
1 Min Read

Deputetët britanikë miratuan sot kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare për datën 12 dhjetor.

Kryeministri Boris Johnson kishte bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, e në të cilat zgjedhje shpreson të rimarrë shumicën dhe të vë në zbatim premtimin e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian.

Projektligji që kërkoi këtë votim, për zgjedhjet e treta të përgjithshme në katër vjet, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 438 votash ndaj 20 kundër, në Dhomën e Komunëve./ATSH/

Share This Article