Montreal/ Shkolla shqipe ”Nënë Tereza” në Kanada mbyll me sukses vitin shkollor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E shtuna e datës 20 Maj shënoi përfundimin e vitit shkollor te Shkolla Shqipe Nënë Tereza. Ky vit, si asnjëherë më parë, i pa fëmijët e shkollës të arrinin nivele më të larta, qoftë në aspektin e gjuhës, po ashtu edhe për sa i përket historisë së atdheut/mëmëdheut tyre, Shqipërisë.

Këto nivele u arritën në mënyrë paralele falë një programi rigoroz i përgatitur me shumë dashuri nga mësuesja Patricia Cani, një larmi aktivitetesh fizike të përgatitura nga Emilio Dako, por gjithashtu nga fakti se prindërit e fëmijëve të cilët morën pjesë këtë semestër vendosën ti sillnin ata për të disatin semestër radhazi, gjë e cila ndihmon jashtëzakonisht për arsye evidente.

Atmosfera e krijuar midis fëmijëve, mësuesve, prindërve dhe administratorëve na tregoi se në komunitetin tonë, kur ka mirësjellje, dëshirë për komunikim, energji pozitive, këmbëngulje për të bërë punë të mira, dhe mbi të gjitha BASHKPUNIM dhe JO PËRÇARJE, gjithçka mund të arrihet dhe potenciali është i jashtëzakonshëm, sidomos për të patur rezultate konkrete të cilat do të ndihen në komunitet për vite me radhë dhe jo vetëm në rrjetet sociale.

Mbetet për tu parë nëse të gjitha këto pika do të mund të arrihen në të ardhmen afatshkurtër dhe atë afatgjatë.

Për ta mbyllur vitin shkollor ashtu siç i ka hije, ju ftojmë, prindër dhe fëmijë, pjesëmarrës të shkollës Shqipe ose jo, për një piknik në datën 10 Qershor 2023, të festojmë festën e fëmijëve, fillimin e VERËS dhe fundin e vitit shkollor.

Pas katër vitesh, ky aktivitet do të shënojë gjithashtu aktivitetin e fundit komunitar organizuar nga kryesia aktuale. Më shumë detaje do të vijnë gjatë ditëve në vazhdim.

Ju Faleminderit!

Kryesia e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montréal

Noel Dedja

Emi Rizvanolli

Dori Naco

Emilio Dako

Olivia Daka

Share This Article