Morawiecki: Spitalet çeke dhe sllovake nuk kanë më shtretër të lirë, ofrojmë ndihmën tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi se Polonia është e gatshme të ofrojë vende në spitalet e saj të përkohshme për pacientët Covid-19 nga Republika Çeke dhe Sllovakia.

“Ne jemi të përgatitur të ndihmojmë fqinjët tanë çekë dhe sllovakë duke vënë shtretër në dispozicion në spitalet e përkohshme në pjesën jugore të vendit”, deklaroi Morawiecki në një konferencë shtypi në qytetin jugor polak të Katowicës.

Ai shtoi se rreth 50% e shtretërve Covid-19 janë aktualisht të zënë në spitalet e përkohshme polake, ndërkohë që kryeministri çek, Andrej Babis tha se në vendin e tij nuk kishte më shtretër të lirë.

“Unë jam duke pritur për një sinjal nga pala tjetër nëse ata kanë nevojë për një ndihmë të tillë”, tha Morawiecki.

Share This Article