Në Shkup mbrëmë era ka fryrë me shpejtësi prej mbi 100 kilometra në orë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Era e fuqishme ka çrrënjosur drunj, kulme nga ndërtesa dhe ka dëmtuar fasada të objekteve.
Në pjesët perëndimore dhe veriore të shtetit era ishte me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë, Gjatë natës dhe në mëngjes kryesisht në pjesët perëndimore ka pasur reshje të shiut, ndërsa në malet reshje të borës.
Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm veçanërisht në pjesët perëndimore të shtetit. Në malet do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore në pjesët perëndimore, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit në veri erë veriore dhe intensitet mesatar. Temperatura maksimale do të lëviz në interval prej 6 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri në 10 gradë Celsius.




