MPJ kërkon sqarim nga UNMIK-u për praninë e punëtorit të saj në barrikadat serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas arrestimit të sotëm të shtetasit rus  në veri të vendit, i cili i ishte bashkuar barrikaduesve serbë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka thirrur UNMIK-un për sqaruar situatën e pranisë së zyrtarëve ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut. 
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare. 
Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes. 
Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situaten e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.

Share This Article